O Zot, edhe ju keni skuadër futbolli?

Futboll

O Zot, edhe ju keni skuadër futbolli?

Më: 12 mars 2019 Në ora: 12:20
Edi Rama

Në tryezën e për bashkët për futbollin të organizuar dje nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe kryeministria, nuk munguan batutat mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe aktorëve të futbollit.

Rama e ka nisur me administratorin e Orikumit ku është çuditur që edhe kjo zonë ka një klub futbolli, ndërsa ka vazhduar më tej me batutat që ka bërë me presidentin e Skënderbeut, Ardjan Takaj apo administratorin e Kastriotit, Gazmend Vogli.  Sapo administratori i Orikumit, Gëzim Çapoj mori mikrofonin për të folur, ndërhyn Edi Rama dhe i thotë: “Edhe ju keni skuadër futbolli në Orikum?

Gëzim Çapoj

“Po”.

Edi Rama

“O Zot!”

Gëzim Çapoj 

“Ju e dini që unë merrem me futbollin, pasi keni qenë dhe jeni deputeti ynë”.

Edi Rama

“Nuk e dija që keni klub futbolli, më fal”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat