Fejnordi i frikshëm, bashkon dyshen Stam – Kajt

Futboll

Fejnordi i frikshëm, bashkon dyshen Stam – Kajt

Më: 12 mars 2019 Në ora: 14:42
Dirk Kuyt

Fejnordi i sezonit të ardhshëm do të bëhet i frikshëm duke i hapur luftë PSV-së dhe Ajaksit.
Pas zyrtarizimit të Jaap Stam në krye të skuadrës, duke filluar nga qershori, klubi holandez njoftoi një tjetër emër të rëndësishëm në stafin teknik. Ai është ish-lojtari legjendar Dirk Kajt, i cili u tërhoq nga futbolli i luajtur sezonin e kaluar. Kuyt do të jetë asistenti i Stam, çka shënon edhe hapat e parë të karrierës si trajner, fillimisht zëvendës dhe më vonë sigurisht me synimin për të marrë ai në dorë një ditë drejtimin e klubit të tij të zemrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat