Vazhdon beteja mes Chelseat e Contes, edhe tetë muaj pas shkarkimit të trajnerit

Futboll

Vazhdon beteja mes Chelseat e Contes, edhe tetë muaj pas shkarkimit të trajnerit

Më: 12 mars 2019 Në ora: 15:34
Antonio Conte

Chelsea mund të përfundojë në Gjykatë të Lartë për shkak të betejës së vazhdueshme me ish-trajnerin Antonio Conten, sa i përket dëmshpërblimeve që i mori italiani pasi u shkarkua nga pozita e trajnerit.

Tribunali i Arbitrazhit të trajnerëve në Premierligë tani është caktuar që të merret me këtë problem.

Kjo luftë mes Contes dhe Chelseat kishte filluar para tetë muajve, mirëpo asnjëra palë nuk është pajtuar me ofertën e palës tjetër, sa i përket shumës së dëmshpërblimit që duhet t’i jepet italianit për shkarkimin nga puna.

Conte u shkarkua nga Chelsea në korrik, dy vjet pasi e kishte nisur karrierën e tij dhe e kishte edhe një sezon tjetër në kontratë.

Beteja mes këtyre tani do të zgjidhet përmes një tribunali të palës së tretë. Nëse as këtu nuk arrihet marrëveshja, atëherë procesi gjyqësor do të kalojë në Gjykatë të Lartë.

Avokatët e Contes pretendojnë se italiani duhet t’i marrë pagat e vitit të fundit në marrëveshjen e tij, në vlerë prej 11 milionë eurosh, përveç nëse Conte gjen punë në ndonjë klub tjetër.

Në anën tjetër, Chelsea pretendon se ishte vetë sjellja e trajnerit që i detyroi drejtuesit e klubit ta shkarkojnë atë nga puna.

Mosmarrëveshjet mes Contes dhe drejtuesve të klubit filluan kur trajneri ia dërgoi një mesazh në telefon Diego Costas për t’i treguar se ai nuk i duhej më skuadrës. Këtë gjë besohet se Chelsea është duke e përdorur edhe në proceset gjyqësore.

Ekipi i Contes dëshiron edhe dëmshpërblime të tjera përveç pagës së vitit të fundit të kontratës. Ata besojnë se Chelsea ia pamundësoi Contes të gjente punë tjetër, pasi e shkarkuan atë shumë dhe jo në fillim të verës.

Conte ish trajneri i nëntë i shkarkuar nga pronari i klubit, Roman Abramovich, që kur ai e mori drejtimin e klubit, në vitin 2003. Ai është detyruar t’i paguajë më shumë se 75 milionë euro dëmshpërblime për shkarkimin e këtyre trajnerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat