Zyrtare: Gattuso nuk suspendohet, ai do të jetë i pranishëm në derbi

Futboll

Zyrtare: Gattuso nuk suspendohet, ai do të jetë i pranishëm në derbi

Më: 12 mars 2019 Në ora: 16:11
Gennaro Gattuso

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso nuk është dënuar nga Federata italiane e Futbollit dhe do të jetë në bankinë për ndeshjen ndaj Interit.

Milan dhe Inter takohen të dielën me fillim nga ora 20:30.

Gattuso rrezikoi suspendimin, pasi ai u përjashtua në ndeshjen ndaj Chievos të shtunën.

Megjithatë, FIGC vendosi të martën se trajneri u gjobit vetëm me 15,000 euro për sjelljet e tij.

Ndeshja mes Milanit dhe Interit është shumë e rëndësishme për Gattuson, pasi ekipi i tij ndodhet në vendin e tretë me një pikë më shumë se ‘Nerrazzurët’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat