Ronaldo flet për eksperiencën në Itali

Futboll

Ronaldo flet për eksperiencën në Itali

Më: 12 mars 2019 Në ora: 16:27
Ronaldo flet për eksperiencën në Itali

Kristiano Ronaldo ka folur për aventurën e tij në Itali. Megjithatë, nuk mund të mungonte edhe një koment për takimin që Juventusi do të luajë mbrëmjen sotme ndaj Atletiko Madridit, ku i duhet të përmbysë rezultatin 2-0.

“Do të jetë ndeshje e vështirë. Atletiko ka luajtur në 2 finale të Championsit në 4 vitet e fundit. Është një kandidate për ta fituar dhe e dimë që do të jetë e vështirë. Jam i lumtur në Itali, luaj në kampionat kompeditiv. E ndjej se jam përshtatur dhe bilancet janë pozitive. Nuk e prisja të ishte një kampionat kaq kualitativ. Është një realitet ndryshe për familje time, një gjuhë dhe kulturë ndryshe. Jetotj larg shtëpisë që kur isha 11 vjeç dhe nuk kam probleme.”, u shpreh fillimisht Ronaldo

“Kur isha 18 vjeç shkova në Angli, 25 në Spanjë dhe tani 33, në Torino. Nuk më mungojnë Spanja dhe Portugalia. Kam lënë shumë miq, një klub që më ka dhënë dashuri, por nuk më mungon ai vend, sepse i kam të njëjta gjëra edhe këtu. Është më e vështirë të shënon në Seria A se në La Liga, ku luhet hapur. Në Spanjë skuadrat rrezikojnë shumë, kurse këtu ka prioritet mbrojtja. Kam luajtur edhe në Angli për  vite dhe them se kampinati më i vështirë për të shënuar është ai italian”, ka përfunduar portugezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat