Nuk i hapi telefonin Shqipërisë, talenti i Milanit zgjedh… Kosovën - Bota Sot
Nuk i hapi telefonin Shqipërisë, talenti i Milanit zgjedh… Kosovën

Futboll

Nuk i hapi telefonin Shqipërisë, talenti i Milanit zgjedh… Kosovën

Më: 12 mars 2019 Në ora: 16:56
Nuk i hapi telefonin Shqipërisë, talenti i Milanit zgjedh… Kosovën

Kombëtarja U-21 e Kosovës ka bërë publike së fundmi listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidat e muajit mars, teksa bie në sy prezenca e futbollistit Ismet Sinani.

20-vjeçari është në pronësi të Milanit, teksa aktualisht luan si i huazuar te Juve Stabia në Serinë C.

Sulmuesi ka qenë një dëshirë e madhe e drejtuesve të Shqipërisë, për ta pasur pjesë të Kombëtareve të moshave, por Sinani nuk e mori mundimin të hapte telefonin për të dhënë një përgjigje rreth zgjedhjes së bërë.

Kjo gjë është pohuar edhe nga vetë trajneri i Shpresave, Alban Bushi, i cili në një konferencë për shtyp shprehej:

“Ne kemi bërë çdo gjë për të marrë lojtarë, por nuk mund t’i marrim me zor. Sinani na tha se do vinte të luante për Shqipërinë dhe në fund nuk e ngriti telefonin”, shprehej Bushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...