Sturridge, 34 mijë sterlina për… të hapur makinën

Futboll

Sturridge, 34 mijë sterlina për… të hapur makinën

Më: 12 mars 2019 Në ora: 17:08
Daniel Sturridge

Sulmuesi i Liverpool, Daniel Sturridge, është i çmendur pas makinave dhe... çelësave. Siç ka bërë të ditur "The Sun", në koleksionin e tij me vlerë rreth 600 mijë euro, ka makina te ndryshme si,  Range Rover Evoque, Porsche Panamera dhe një Ferrari 458 e bardhë. 

Jo vetëm kaq, tani 29-vjeçari ka edhe një Rolls-Royce Wraith me vlerë 250 mijë sterlina, për të cilën ka marrë edhe një aksesor shumë  të veçantë. 

Anglezi ka shpenzuar rreth 34 mijë sterlina për një byzylyk Senturion Key që e bën të panevojshme mbajtjen me vete të çelësave që hapin mjetin. 

Një zgjidhje e rehatshme, por shumë e kushtueshme. Vetë sulmuesi e ka treguar aksesorin në një nga postimet e bëra në të kaluarën në rrjetet sociale. Një orë luksoze dore e mbushur me diamante që hap në mënyrë elektronike derën e makinës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat