Real, zbulohet telefonata e parë që bëri Zidane pas prezantimit - Bota Sot
Real, zbulohet telefonata e parë që bëri Zidane pas prezantimit

Futboll

Real, zbulohet telefonata e parë që bëri Zidane pas prezantimit

Më: 12 mars 2019 Në ora: 17:47
Zinedine Zidane

Trajneri i ri i Real Madrid-it, Zinedine Zidane, do të drejtojë seancën e parë stërvitore të mërkurën në mëngjes, por francezi ka dashur t'i japë një mesazh të qartë kapitenit të madrilenëve, Sergio Ramos-it. 

Sipas "Marca"-s, gjëja e parë që ka bërë francezi pas prezantimit të dytë si trajner i Real-it ka qenë pikërisht një telefonatë me liderin e ekipit. 

Ai i ka shpjeguar Ramos-it detajet e kthimit të tij dhe se donte që gjërat të shkonin përpara nga ky moment dhe të mos mendohej më për ato që kanë ndodhur në këtë sezon. 

Marrëdhënia mes Zidane dhe kapitenit ka qenë gjithmonë e mirë. Edhe Florentino Perez e ka marrë në telefon Ramos-in para se kthimi i Zidane të zyrtarizohej. 

Ai donte që skuadra të informohej nga vetë klubi për ndryshimin e trajnerit. Ramos, nga ana e tij, është shprehur i gatshëm për të ndihmuar trajnerin, siç ka bërë edhe në të kaluarën.  

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...