Nuk i hapi telefonin trajnerit të Brazilit, talenti shpjegon motivin

Futboll

Nuk i hapi telefonin trajnerit të Brazilit, talenti shpjegon motivin

Më: 12 mars 2019 Në ora: 18:03
David Neres

David Neres është një nga të rinjtë më interesantë të Ajaxit dhe që po befason të gjithë në Champions League. Goli në "Bernabeu" ndaj Realit ishte kartvizita më e bukur dhe në verë do të nisë ankandi. i datëlindjes 1997, aq shumë ka rënë në sy, saqë trajneri i Brazilit, Tite, t'i telefonojë për ta grumbulluar në kombëtaren e Selecaos.

Sa keq që talenti i klubit të Amsterdamit nuk e ngriti telefonin. Motivi? E shpjegon vetë Neres: "Nuk u përgjigja, sepse nuk njoha numrin. Më pas, pashë mesazhet në ËhatsApp dhe dallova që ishte trajneri Tite, duke e marrë mbrapsht. Në Brazil lajmi se isha ftuar kishte dalë kudo, por atë telefonatë nuk e prisja, ose më saktë, nuk mendova se mund të ishte Tite".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat