Ronaldo si tornado, ‘bombardon” Atleticon! Manchester City fiton me 7:0 - Bota Sot
Ronaldo si tornado, ‘bombardon” Atleticon! Manchester City fiton me 7:0

Futboll

Ronaldo si tornado, ‘bombardon” Atleticon! Manchester City fiton me 7:0

Nga: Kemajl Goca Më: 12 mars 2019 Në ora: 21:05
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) – Cristiano Ronaldo për notën 10! Njeriu që e çoi Juventusin në çerekfinale. Ronaldoe shkatërroi me 3:0 Atletico Madridin, në ndeshjen e kthimit të tetës së finales së Champions League. Futbollisti Ronaldo ndezi Torinon, i cili është hero i “Zonjës së Vjetër” me het-trik-un dhe e përmbysi humbjen në Madrid me 2:0. Juve me rezultat të përgjithshëm 3:2 kualifikohet më tej.

Në minutën e 27-të, Cristiano Ronaldo, e kush tjetër, shënon për epërsinë e Juventusit. Në pjesën e dytë, Ronaldo me kokë godet fortë dhe shënon për epërsinë 2:0. Në minutën e 86-të, penallti për Juven, që Ronaldo e finalizon në gol dhe në fitoren bindëse me 3:0, njëherësh kualifikohen më tej. Schalke pa vështirësi e mposhti me rezultat 7:0 Schalke 04, në ndeshjen e kthimit. City sfidën e parë e kishte fituar me 3:2 në fushë të Schalkes dhe me rezultat të përgjithshëm 10:2 kualifikohet në çerekfinale.

Në minutën e 34-të, kampioni i Anglisë avancon me 1:0 me golin e Sergio Agueros, që ka qenë i pagabueshëm nga penalltia. Pas 4 minutave (38’) Aguero në formë të lartë, shënon sërish dhe për 2:0. Në minutën e 43-të, Leroy Sane thellohet epërsinënë 3:0. Në pjesën e dytë shënuan Raheem Sterling (57’), Bernardo Silva (71’), Phil Foden (78’), Gabriel Jesus (84’).

Skuadrat që kanë siguruar kalimin në çerekfinale janë: Juventusi. Manchester City, Ajaxi, Porto, Manchester Utd, Tottenhami.

Raportimi live nga dy ndeshjet e Champions League.

87' Ronaldo si tornado, ‘bombardon caqet” e Atletico Madridit! Ai shënon het-trik dhe për epërsinë 3:0 në minutën e 86-të. Ylli portugez mori përgjegjesinë e penalltisë dhe dhe shënon për 3:0, Juve afër kualifikimit.

84’ Gabriel Jesus shënon për 7:0 për Manchester City, debakël se jo mahi për Schalken. Skuadrat që kanë siguruar kalimin në çerekfinale: Manchester City, Ajaxi, Porto, Manchester Utd, Tottenhami.

78’ Schalke po pëson debakël në Etihad! Phil Foden shënon për 6:0 duke kënaqur edhe tifozët e pranishëm.

Image

71’ Nuk ndalen kampioni i Anglisë dhe vazhdon me gola. Kësaj radhe shënon Bernardo Silva, 5:0 kundër Schalkes.

57’ Raheem Sterling me stilin e tij shënon për 4:0 në favor të Manchester Cityt, kurse Schalke nuk ka fuqi as t’i bëjë ballë rivalit.

49’ Edhe një bombë nga Ronaldo, fut në lojë Juventusin dhe me gjasa për të siguruar biletën për më tutje. Atletico në panik, sepse tani shifrat janë baras 2:2. Juve përmbys humbjen në Madrid me 2:0. Ronaldo shënoi golin e dytë të tij dhe për epërsinë 2:0.

49’ Juventusi kërkon golin e radhës, kurse Atletico synon barazimin, kurse City ka qetësinë sepse avancon me 3:0.

***

Mbyllen pjesët e para

43’ Manchester City nuk ndalet, thellon epërsinë 3:0. Schalke dorëzon armët në Etihad, kurse Manchester City është i qetë si kurrë më parë. Autor i golit Leroy Sane.

38’ Aguero në formë të lartë, shënon sërish dhe për 2:0, Schalke po shembet në Etihad.

Image

34’ Manchester City drejt çerekfinales, avancon me 1:0 me golin e Sergio Agueros, që ka qenë i pagabueshëm nga penalltia.

27’ Cristiano Ronaldo, e kush tjetër, shënon për epërsinë e Juventusit dhe i hap gjasat e mëdha për të përmbys humbjen e sfidës së parë në Madrid. Torino në këmbë, kryefjala Ronaldo.

Image

24’ Juventusi po dominon takimin por nuk shënon, por as në në ndeshjen Manchester City dhe Schalke nuk ka gola.

Image

16’ Nuk ka gola as në Torino as në Etihad dhe vendasit kërkojnë me ngulmë golat.

5’ Nuk ka ndryshim te rezultateve në asnjërën ndeshje, Juve në presion, pasi që kë rezultatin e keq nga sfida e parë, ku humbën me 2:0.

Image

2’ Fillojnë ndeshjet Juventus-Atletico Madrid dhe Manchester City e Schalke 04. Sfida drithëruese.

***

Të gjithë në pritje të ndeshjes mes Juventusit dhe Atleticos, e cila luhet sonte në orën 21;00 në stadiumin në Torino, në kuadër të ndeshjes së kthimit të tetës së finales së Champions League në futboll.

Atletico e ka fituar takimin e parë me 2:0.

Ronaldo i Juventusit apo Griezmann i Atleticos do të shkojnë më tutje, ndërsa në takimim tjetër Manchester City takohet me Schalken 04. Takimi i parë u fitua nga City me 3:2.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...