Mandzukic e mbyll pjesën e parë me një dëmtim të frikshëm

Futboll

Mandzukic e mbyll pjesën e parë me një dëmtim të frikshëm

Më: 12 mars 2019 Në ora: 22:06
Mario Mandzukic

Mario Mandzukic e ka mbyllur pjesën e parë me një dëmtim që mund të bindë Allegri-n ta zëvendësojë gjatë pushimit të ndeshjes. 

Ai ishte një nga lojtarët më të dobët në fushë gjatë 45 minutave të para në Allianz Stadium dhe dëmtimi i pësuar gjatë sekondave të fundit i ka vënë kapakun paraqitjes së tij. 

 Ishte një përplasje me Jose Maria Gimenez që e ka lënë me tre shenja të frikshme në kofshë, sikur të ishin tre plumba. 

Mjekët janë futur në fushë për ta trajtuar kroatin, i cili ka çaluar gjatë hyrjes për në dhomat e zhveshjes. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat