Ylli i Juve-s ia dedikon fitoren mesfushorit të Inter

Futboll

Ylli i Juve-s ia dedikon fitoren mesfushorit të Inter

Më: 12 mars 2019 Në ora: 23:31
Juventus

Juventus ka bërë të pamundurën në Allianz Stadium. Skuadra e Max Allegri-t ka fituar 3-0 në shtëpi duke përmbysur deficitin 2-0 të ndeshjes së parë në Madrid ndaj Atletico-s. 

Cristiano Ronaldo ka shënuar tre golat e ndeshjes, dy me kokë dhe një nga pika e bardhë e penalltisë. 

Pas ndeshjes, bashkëkombësi i tij Joao Cancelo i ka dedikuar fitoren një personi të papritur.

Cancelo ka thënë për mikrofonat se kjo fitore ishte për babanë e Joao Mario-s, që ka humbur jetën ditën e martë. 

Ai ka luajtur tek Inter gjatë sezonit të kaluar, i huazuar nga Valencia, gjithashtu me Joao Mario-n luan te përfaqësuesja portugeze. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat