Kështu e komenton Allegri suksesin e Juventusit

Futboll

Kështu e komenton Allegri suksesin e Juventusit

Më: 13 mars 2019 Në ora: 06:00
Massimiliano Allegri

Massimiliano Allegri ka përgëzuar skuadrën e tij për paraqitjen e mirë në fitoren 3:0 ndaj Atletico Madrid.

Juventusi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi ka arritur të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë kundër skuadrës së Diego Simeones.

“Djemtë luajtën ashtu siç duhet. Ata luajtën me ritëm dhe teknikë. Ne nuk ishim aq agresivë në Madrid, por sonte më të vërtetë kishim frymën e duhur. Ne vazhduam të sulmonim pa humbur kurrë bilancin tonë në fushë”.

“Spinazzola luajti një ndeshje të mirë në të majtë. Bernardeschi ishte shumë i mirë poashtu, por e gjithë skuadra luajti mirë, sepse ne kishim nevojë për paraqitje të madhe nga të gjithë për të marrë rezultatin.

“Besoj se ishte një hap i madh përpara për ne në aspektin e performancës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat