Simeone komenton gjestin e CR7: Ai është më i miri në botë – me veprimin e tij, ashtu si unë, ka treguar karakter

Futboll

Simeone komenton gjestin e CR7: Ai është më i miri në botë – me veprimin e tij, ashtu si unë, ka treguar karakter

Më: 13 mars 2019 Në ora: 06:32
Diego Simeone dhe Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ishte vendimtar në rikthimin e Juventusit dhe kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Superylli portugez shënoi het-trik dhe e dërgoi skuadrën e tij në fazën tjetër të garës më të madhe për klube.

Në momentin e festës së golit të tretë, të cilin e shënoi nga penalltia, CR7 zgjodhi të njëjtin gjest të trajnerit të Atletico Madridit, Diego Simeone, i cili kishte festuar në mënyrë të turpshme në Wanda Metropolitano.

Ndërsa në konferencën për shtyp pas ndeshjes, strategu argjentinas e ka komentuar festën e 34-vjeçarit.

“Cristiano Ronaldo është më i miri në botë, ai di të bëjë performanca të këtilla në mbrëmjet e mëdha. Ai e ka parë atë që kam bërë në Wanda Metropolitano dhe njësoj si unë, ka dashur të tregojë karakter”, ka thënë Simeone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat