Flet Ronaldo pas het-trikut kundër Atleticos

Futboll

Flet Ronaldo pas het-trikut kundër Atleticos

Më: 13 mars 2019 Në ora: 10:28
Cristiano Ronaldo

Super ylli portugez, Cristiano Ronaldo, beson se Juventusi e kishte transferuar atë pikërisht për paraqitje të tilla, si ajo që e bëri ai dje kundër Atletico Madridit, duke ia siguruar italianëve një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Juventusi kishte pësuar disfatë me rezultat 2:0 në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, kundër Atleticos. Ronaldo i shënoi tri gola në ndeshjen kthyese dhe Juventusi e zuri një vend në çerekfinale, me rezultat të përgjithshëm 3:2.

Ylli portugez e shënoi një gol në pjesën e parë për ta përgjysmuar epërsinë e madrilenëve, para se ta barazonte rezultatin në pjesën e dytë. Në minutën e 86-të të ndeshjes, ai e shënoi golin e fitores, nga pika e penalltisë.

“Kishim nevojë për një natë me të vërtetë të veçantë dhe ashtu ishte. Nëse vazhdojmë kështu… ne nuk kemi fituar ende, por kemi arsye për të qenë krenar sepse jemi në rrugën e duhur”, ka thënë Ronaldo, menjëherë pas ndeshjes.

“Kjo është arsyeja pse Juventusi më transferoi dhe unë tentova ta jap më të mirën time. Është një natë magjike. Atletico është kundërshtar shumë i vështirë, por ne e dëshmuan se jemi ekip i madh. I marrim të gjitha hap pas hapi, do ta shohim”.

Para kësaj ndeshjeje, Ronaldo kishte qenë më i heshtur se zakonisht në Ligën e Kampionëve, pasi e kishte shënuar vetëm një gol në gjithsej gjashtë paraqitjet e tij në këtë garë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat