Iku për Champions, Buffon tani uron Juven - Bota Sot
Iku për Champions, Buffon tani uron Juven

Futboll

Iku për Champions, Buffon tani uron Juven

Më: 13 mars 2019 Në ora: 10:58
Gianluigi Buffon

Verën e shkuar Gianluigi Buffon i dha fund aventurës të gjatë dhe të lavdishme me Juventusin, ku pengu i vetëm ishte që nuk fitoi dot Champions League.

Për t'ia dalë mbanë, firmosi për PSG, ku gjente emra si Mbappe e Neymar, por tashmë me humor mund të thuhet se pikërisht portieri legjendar qenka ters.

Në një kohë që PSG është eliminuar turpshëm nga Champions, me Buffon që ishte ndër fajtorët e mëdhenj në disfatën kundër Manchester United, Juventusi marshon dhe ka eliminuar me një fitore të madhe Atletico Madrid.

Pas ndeshjes Buffon postoi një mesazh të shkurtër në Instagram, duke uruar ish-shokët e tij: "Përgëzime të gjithëve! Një triumf i tillë ka diçka të jashtëzakonshme dhe prekëse.

P.S. I mrekullueshëm, Mister Allegri!".

Një mbrëmje e mrekullueshme për Buffon, i cili e shijoi fort përmbysjen spektakolare të ish-skuadrës së tij. Vetë portieri i datëlindjes 1978 kishte qenë afër një përmbysjeje të ngjashme vitin e kaluar, me rezultatin e famshëm 3-1 në “Santiago Bernabeu”.

Trajneri Allegri pati falënderime edhe për Gigi, kur foli në mikrofonin e "Sky Sport": "Ne e falënderojmë atë, për shkak se bëri historinë tonë. Na erdhi keq për eliminimin e tij. Shpresojmë të shkojmë në Madrid edhe për të".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...