Mensur Nexhipi: Goblenit i uroj të mos dorëzohet

Futboll

Mensur Nexhipi: Goblenit i uroj të mos dorëzohet

Më: 13 mars 2019 Në ora: 11:15
Mensur Nexhipi: Goblenit i uroj të mos dorëzohet

Trajneri i Korabit të Dibrës, Mensur Nexhipi ka falënderuar KF Goblen nga Kumanova për mikëpritjen dhe lojën fer dhe korrekte. Strategu i mirënjohur ka shtuar kampionati është i gjatë dhe se asgjë nuk dihet deri në fund.
"Unë falënderoj publikisht KF Goblen për lojën korrekte dhe fer si dhe për mikëpritjen e bërë. Kurse sa i përket ndeshjes them se Gobleni ishte më mirë në pjesën e parë, ndërsa ne në të dytë. Ndoshta përvoja ishte vendimtare që përcaktoi fituesin. Goblenit i uroj të mos dorëzohet, sepse sezoni është i gjatë. Ata kanë ekip cilësor dhe unë ju uroj suksese në vazhdim të kampionatit", deklaroi Mensur Nexhipi, skuadra e të cilit fitoi në Kumanovë me rezultat 3:1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat