Feuz, kampion i lëshimit  - Bota Sot
Feuz, kampion i lëshimit 

Futboll

Feuz, kampion i lëshimit 

Nga: Kemajl Goca Më: 13 mars 2019 Në ora: 11:59
Feuz, kampion i lëshimit, foto Reuters

Zvicerani Beat Feuz është kampion në disiplinën e lëshimit në ski. Feuz zuri vendin e parë në renditjen e përgjithshme të disiplinës së lëshimit, me gjithsej 540 pikë dhe për 20 pikë ka qenë më i mirë se italiani Dominik Paris. Italiani Paris me gjithë fitoren në lëshim, me kohë të kaluar për 1:26.80 minuta, nuk i mjaftoi për të dal kampion!  Gara u mbajt në Grandvalira Soldeu të Andorrës dhe ka qenë jashtëzakonisht interesante.

Image

Feuz e Paris

Norvegjezi Kjetil Jansrud zuri vendin e dytë me kohë më të ngadalshme për 34 qindtat se fituesi i garës, ndërsa ka qenë më i shpejt për 7 qindtat se pozita e tretë Otmar Striedinger nga Austria. Në renditjen e lëshimit, Feuz është kampion me 540 pikë, ka 20 më shumë se Paris në pozitën e dytë, kurse në renditjen e përgjithshme të Kupës së Marcel Hirscher udhëheq me 1508, duke lënë pas Pinturault me 999.
 
Rezultatet 
1. Dominik Paris    (Italia)    1:26.80
2. Kjetil Jansrud (Norvegjia)    + 0.34
3. Otmar Striedinger (Austria)    + 0.41
4. Mauro Caviezel (Zvicra)    + 0.47
5. Vincent Kriechmayr     (Austria)    + 0.48
6. Beat Feuz (Zvicra)    + 0.64
7. Josef Ferstl (Gjermania)    + 0.69
8. Aleksander Kilde (Norvegjia)    + 0.71
9. Carlo Janka (Zvicra)    + 0.75
10. Travis Ganong (SHBA)    + 0.77

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...