Selimi emërohet drejtor i shkollës së futbollit Shkëndija - Bota Sot
Selimi emërohet drejtor i shkollës së futbollit Shkëndija

Futboll

Selimi emërohet drejtor i shkollës së futbollit Shkëndija

Më: 13 mars 2019 Në ora: 13:59
Selimi emërohet drejtor i shkollës së futbollit Shkëndija

Klubi i Futbollit Shkëndija konfirmon se Erhan Selimi në të ardhmen do të jetë drejtor i punës me kategoritë e reja. Ish-kapiteni dhe ndihmës trajner i ekipit të parë pozicionohet në shkollën e futbollit, të cilës kryesia e klubit i kushton vëmendje të madhe.

Duke e parë shkollën vetanake si ‘fidanishte’ për rritjen e talentëve të rinjë, kryesia pretendon të ndërtojë bazë stabile për mbarëvajtjen e procesit të punës (stërvitor dhe edukativ) me kategoritë e reja.

KF Shkëndija vlerëson kontributin e Selimit gjatë periudhës që kishte rolin e ndihmës trajnerit (përkohësisht në vitin 2017 ishte edhe ushtrues i detyrës së trajnerit të parë) të ekipit të parë, duke i uruar të vazhdojë të jep më të mirën në pozitën e re në klub.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...