Zvicerani me një deklaratë interesante për mentalitetin e shqiptarëve të Kosovës - Bota Sot
Zvicerani me një deklaratë interesante për mentalitetin e shqiptarëve të Kosovës

Futboll

Zvicerani me një deklaratë interesante për mentalitetin e shqiptarëve të Kosovës

Më: 13 mars 2019 Në ora: 14:12
Bernard Challandes

Selektori i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes në një intervistë për mediat zvicerane ka folur për mentalitet të shqiptarëve të Kosovës. Ai për “Cooperazione” se sukseset në futboll arrihen vetëm nëse mbështetemi te njëri-tjetri. “Kosovarët e konsiderojnë familjen si institucionin më të lartë. Nëse dikush bën diçka të bukur në familje, ajo shfaqet me krenari. Ky lloj i mentalitet ka filluar të zë rrënjë te lojtarët. Ekipi që drejtoj duhet të jetë si një familje e vërtetë, ku njëri-tjetrin duhet ta ndihmojmë”, ka pohuar strategu.

Ai është pyetur nëse Kosova do të jetë skuadra apo kombëtarja e fundit që do të drejtoj si trajner, 67-vjeçari nuk e ka përjashtuar si mundësi. “Ndoshta. Kur do të pensionohem, do të kem më shumë kohë për nipërit dhe mbesat të cilët luajnë futboll ose tenis. Për mua një familje vlen më shumë se një mijë fitore në fushë”, shtoi ai. Challandes ka thënë se synon të arrijë sa më shumë fitore me Kosovën gjatë kualifikueseve për Euro 2020.
Kosova ndeshjen e parë e luan më 25 mars kundër Bullgarisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...