Kur ishte 14 vjeç dëshironte ta linte futbollin, nëna e detyroi të vazhdonte – Ai mbrëmë ishte njëri nga më të mirët në fushë

Futboll

Kur ishte 14 vjeç dëshironte ta linte futbollin, nëna e detyroi të vazhdonte – Ai mbrëmë ishte njëri nga më të mirët në fushë

Më: 13 mars 2019 Në ora: 14:40
Leonardo Spinazzola

Kur ishte 14 vjeç dhe sapo kishte kaluar te Siena, Spinazzola pësoi një dëmtim që e mbajti jashtë fushave për 2 muaj, ndërsa më pas, i sapokthyer përsëri u lëndua.

U duk sikur dëmtimet do të shënonin karrierën e tij që ishte ende në zanafillë, por ishte e ëma që nuk e la Spinazzolan të heqte dorë nga futbolli.

Leonardo Spinazzola, mbrëmë bëri nja paraqitje fantastike për Juventusin në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, ku ‘Zonja e Vjetër’ përmbysi Atletico Madrdin 3-0 [rezultati i përgjithshëm 3-2] dhe kështu italianët u kualifikuan tutje në garën më prestigjioze për klube në Evropë.

Por, fillimet e karrierës së tij në futboll nuk ishin aspak të lehta pasi u ballafaqua me lëndime të shumta, madje në një moment ai kishte marrë në telefon prindërit e tyre duke kërkuar nga ta që ta kthenin në shtëpi.

“Ejani më merrni, dua të kthehem në shtëpi. Futbolli nuk bën për mua,” u kishte thënë Spinazzola prindërve të tij.

E ëma nuk ishte dakord dhe “e detyroi” të vazhdonte.

“Dëgjo, duhet të gjesh forcë, nuk mund të dorëzohesh në vështirësitë e para, ndryshe në jetë nuk ecën”.

Një këshillë që e bëri të punonte edhe më fort, mes transferimit te të rinjtë e Juventusit dhe huazimeve radhazi në Serie B e deri te kalimi te Atalanta dhe kthimi në bazë, te bardhezinjtë.

Aty ku debutoi në Champions në një ndeshje për “jetë a vdekje” ku befasoi të gjithë me paraqitjen e tij, por jo të ëmën, që menjëherë pas ndeshjes i telefonoi dhe i tha: “E pe bir, vetëm beso dhe mos u dorëzo!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat