U largua nga Colorado, flet Gashi

Futboll

U largua nga Colorado, flet Gashi

Më: 13 mars 2019 Në ora: 15:05
U largua nga Colorado, flet Gashi

Futbollisti Shkëlzen Gashi ishte pjesë e Kolorado Rapids derisa klubi vendosi mos ta kishte pjesë të skuadrës sulmuesës. Ai u largua nga Bazeli dhe në mënyrë surprizë firmosi për ekipin amerikan. Fillimi ishte pozitiv, por aventura e tij u mbyll në start të këtij, kjo edhe për shkak të pagës së lartë që ai përfitonte.

Në një prononcim të shkurtër për “The Denver post”, futbollisti i kombëtares sonë shprehet se e kishte kuptuar më parë këtë situatë. “Nga fillimi i parapërgatitjeve të sezonit kisha leje për tu stërvitur vetëm me skuadrën e të rinjve. Aty e kuptova se klubi dhe unë do të shkonim në rrugë të ndryshme. Megjithatë, edhe në këtë situatë qëndrova si profesionist, madje shënova dy gola në 2 ndeshje”, përfundoi Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat