Klubet serbe të futbollit në periferi të Prishtinës e të Gjilanit, që nuk e njohin e Kosovën! 

Futboll

Klubet serbe të futbollit në periferi të Prishtinës e të Gjilanit, që nuk e njohin e Kosovën! 

Nga: Kemajl Goca Më: 13 mars 2019 Në ora: 15:25
Klubet serbe të futbollit në periferi të Prishtinës e të Gjilanit, që nuk e njohin e Kosovën! 

Me dhjetëra herë është raportuar për klubet ilegale serbe të futbollit që veprojnë dhe nuk i njohin institucionet e Republikës së Kosovës, po garojnë në kuadër të një farë të ashtuquajture Federata e Futbollit “Kosmet”. Dhe turpi më i madh është që ata garojnë në periferi të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, si në Graçanicë, Çagllavicë.  Liga e tyre quhet  “Kosovska Okruzna Liga”, ku garojnë Graçanica, Çagllavica, Polet Laplaselo, Uglare, Sitnica, Radniçki nga Velika Hoça, Gracko e Staro Grackos.

Image

Po ashtu është edhe liga në periferi të Gjilanit, e cila quhet “Pomoravlja”, ku bëjnë pjesë Rudar Kosovska Kamenica,  Ropotovo, Oskar Pasjane, Mineralac Kllokot, Glama Koretishte, Kusce nga Gornje Kusce, Moravac nga Vrbovac. Klube ilegale që zhvillojnë garat e futbollit me planprogram të Serbisë, e cila është neveritëse dhe është mirë që Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me të gjitha mekanizmat përkatës që t’i ndërprenë këto aktivitete që zhvillohen në këto fshatra!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat