Ademi: Po ecim në drejtim të duhur

Futboll

Ademi: Po ecim në drejtim të duhur

Më: 13 mars 2019 Në ora: 16:15
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka priturnë selinë e tij, ambasadorin e OSBE-së, Jan Braathu

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka priturnë selinë e tij, ambasadorin e OSBE-së, Jan Braathu. “Federata është për momentin institucioni kryesor që përcjell dozë të kënaqësisë në popull dhe një adrenalinë pozitive.

Edhe përbërja jonë si KE është e tillë që i përfshinë të gjithë Kosovën, e po ashtu edhe të gjitha komunitetet që jetojnë këtu dhe secili nga ne e ka nga një sektor që e mbikëqyr. Po ecim në drejtim të duhur, duke i pasur parasysh edhe rezultatet e ekipit kombëtar. Sidomos nga pranimi në UEFA e FIFA jemi me kredibilitetin më të lartë për transparencë dhe bashkëpunim dhe për realizimin e projekteve dhe obligimeve që i kemi”, ka thënë Ademi. Ai ka thënë se normalisht që ende ka probleme sepse Kosova nuk ka qenë e zhvilluar në aspektin e infrastrukturës, por e ka njoftuar ambasadorin se Qeveria ka investuar në dy stadiumet në Prishtinë dhe Mitrovicë, derisa tani është duke u finalizuar edhe projekti i përbashkët për 12 fusha stërvitore me Ministrinë e Sportit dhe Komunat.

“Duhet të ndiheni krenarë që puna e juaj e ka bërë krenar një popull të tërë. Rezultatet e arritura nga Kombëtarja juaj janë storie suksesi dhe imazhi më i mirë që keni mundur të përcillni në botë. Falë punës suaj tani të gjithë kanë njohuri për vendin tuaj dhe për popullin tuaj. Me paraqitjet e juaja në ndeshjet e futbollit keni treguar kulturë të lartë sportive dhe jeni treguar popull mikpritës dhe shumë i dashur, për çka ju përgëzoj”, ka theksuar Braathu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat