Juventusi është favorite

Futboll

Juventusi është favorite

Më: 13 mars 2019 Në ora: 17:27
Pep Guardiola

Trajneri spanjoll, Pep Guardiola është shprehur se skuadra italiane, Juventus, është favorite për të fituar Ligën e Kampionëve.Manchester City e eliminoi mbrëmë Schalken nga Liga e Kampionëve, për të kaluar kështu në çerekfinale.Guardiola deklaroi se “Zonja e Vjetër” ka ndërtuar një super skuadër dhe me transferimin e Ronaldos, janë bërë skuadër me mentalitet fitues.“Mendoj se Juventus është favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve”, tha fillimisht Guardiola. Ata kanë transferuar Cristiano Ronaldon, pasi ata e kanë qëllim primar ta fitojnë Ligën e Kampionëve”, deklaroi Juventusi.“Ai (Ronaldo) ka të gjithë presionin mbi supet e tij, ndërsa ai tregoi mbrëmë se është një lojtar i jashtëzakonshëm, pasi nuk është lehtë të shënosh një gol ndaj Atletico Madridit, por ai realizoi het-trik.”, ka përfunduar spanjolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat