Maradona: Argjentinasit janë krenarë me Messin, ama Ronaldo është bishë

Futboll

Maradona: Argjentinasit janë krenarë me Messin, ama Ronaldo është bishë

Më: 13 mars 2019 Në ora: 18:28
Cristiano Ronaldo

Legjenda argjentinase, Diego Armando Maradona, e ka lartësuar paraqitjen e sulmuesit të Juventusit, Cristiano Ronaldo, kundër Atletico Madridit të martën në Ligën e Kampionëve. Ai ka pohuar se argjentinasit mund të jenë krenarë me Lionel Messin, por Ronaldo është bishë dhe magjistar.

Ronaldo realizoi het-trik në triumfin 3:0 kundër Atleticos në Torino, duke e frymëzuar Juventusit drejt kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, edhe pse e kishte humbur ndeshjen e parë 2:0 në Madrid.

Paraqitje e superyllit portugez e ka frymëzuar Maradonën ta krahasojë CR7 me Messin.

“Ka lojtarë të cilët janë bërë me shkop magjik”, tha Maradona pas ndeshjes.

“E vërteta është se ne argjentinasit jemi krenar që Messi është argjentinas dhe nuk shkoi për të luajtur për Spanjën”, shtoi ai.

“Ky tjetri [Ronaldo] është bishë. Ronaldo është plot fuqi dhe tani edhe magjistar. Tha se do t’i shënonte tri gola dhe i shënoi”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat