Shqiptari që u bë protagonist i një penalltie qesharake në Angli

Futboll

Shqiptari që u bë protagonist i një penalltie qesharake në Angli

Më: 14 mars 2019 Në ora: 12:36
Celina

Bersant Celina ka thënë se humbja 0:3 e Swansea Cityt nga West Brom ishte nën përgjegjësinë e tij, pasi mesfushori kosovar u bë protagonist i një penalltie qesharake.

Reprezentuesi i Kosovës mori të drejtën për ta gjuajtur penalltinë në fund të pjesës së parë, por rrëshqiti dhe topi përfundoi shumë larg portës..

“Unë ndjej se ky ishte momenti më i rëndësishëm, ndjej se kjo i kushtoi skuadrës me humbje, dhe nëse do të gjuaja më mirë, rezultati do të ishte më ndryshe”, tha Celina për faqen zyrtare të Swansea Cityt.

“Unë mendoj se ne kishim rast të mirë për të fituar. Dua të shënoj gola dhe ta ndihmoj këtë skuadër, por unë nuk e bëra këtë kësaj radhe”, vlerësoi Bersant Celina.

“Kjo nuk më bën mua lojtar më të keq apo më të mirë. Normalisht jam më me vetëbesim me penalltitë. Por, unë rrëshqita”, vazhdoi reprezentuesi i Kosovës.

Por, Celina që pritet të ftohet nga trajneri i Kosovës, Bernard Challandes për ndeshjet e muajit mars, ka thënë se nuk do të hezitojë t’i gjuajë prapë penalltitë nëse i vjen rasti.

“Nëse do ta kem një rast tjetër, unë do të jem i pari që do të jem aty për të tentuar të shënoj”, përfundoi ish-futbollisti i Manchester Cityt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat