A i duhen Kosovës Ardian Kozniku, Kujtim Shala, Fadil Muriqi, Besnik Hasi, Milaim Rama, Lorik Cana?

Futboll

A i duhen Kosovës Ardian Kozniku, Kujtim Shala, Fadil Muriqi, Besnik Hasi, Milaim Rama, Lorik Cana?

Nga: Kemajl Goca Më: 14 mars 2019 Në ora: 13:36
Ilustrim

Kosova nuk i ka 100 mijë futbollistë kulmorë, por ka shumë pak emra të mëdhenj, shumë pak dhe ata emra duhet të janë të përfshirë në futbollin tonë, sepse i duhen Kosovës shumë në shumë aspekte! 
A i duhen Kosovës Ardian Kozniku, Kujtim Shala, Fadil Muriqi, Milaim Rama, Besnik Hasi, Lorik Cana?
Gjithsesi se jo vetëm këta emra por edhe emra tjerë si Edmond Rogova, Afrim Tovërlani, Sahit Kelmendi, Arsim Plepolli, Arsim Abazi, Shukri Paçarada, Skënder Shengyli, Xhevdet Muriqi, Adil Vokrri, Ibrahim Domi, Nebih Zeneli, Bardhec Seferi etj. i duhen shumë shumë futbollit të Kosovës. Emra që duhen të janë të pranishëm në klube ose edhe në përfshirjen në mekanizmat apo sektorë përkatës brenda FFK-së, sepse janë një brumë që mund të japin shumë. Disa nga ta janë të injoruar e disa kurrë nuk kontaktohen dhe disa të urryer, disa të pëlqyer por që nuk iu hapin dyert. Pa profesionalizëm nuk kemi ku të shkojmë, pa ekspert jemi sikur peshku pa ujë!

Prandaj, Kosova duhet të mendoj shumë shumë dhe mbarë, të kontaktojë dhe t’i ketë në gjirin e saj emrat e mëdhenj, t’i angazhojnë në punët që do t’i kryenin ata dhe jo t’i lëmë anash, disa në Diasporë e disa në Kosovë. Aq më keq, i kemi edhe brenda Kosovës dhe askush si kontakton as si bën hesap, kjo nuk i bën nder askujt, pos dëm futbollit tonë.  

Duhet t’i japim fund një herë e përgjithmonë deklaratës diplomatike qoftë nëpër klube qoftë në federata: I kanë dyert e hapura! Fjala dyert e hapur nënkupton në një mijë aspekte: të shkosh e të vizitosh e të pinë një kafe dhe asgjë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat