Gjiganti turk insiston për Muriqin - Bota Sot
Gjiganti turk insiston për Muriqin

Futboll

Gjiganti turk insiston për Muriqin

Më: 14 mars 2019 Në ora: 13:47
Gjiganti turk insiston për Muriqin

Vedat Muriqi po shkëlqen këtë sezon në ligën elitare të Turqisë me skuadrën e Rizesporit. Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, me paraqitjet e gjertanishme ka bërë që të interesohet edhe skuadra e Fenerbahces.

Me Islam Slimanin që është lënë jashtë skuadrës dhe Roberto Soldadon që është në përfundim të kontratës, “kanarinat e verdha” dëshirojnë të transferojnë lojtar të ri.

Presidenti i klubit, Ali Koc, i cili kohët e fundit e ka huazuar Aufi Chahechouhe te Çaykur Rizespor, nuk do ta ketë asnjë problem në transferimin e Muriqit, shkruan portali turk, Fotomac.

Përveç lojtarit, Rizesporit pritet t’i ofrohen disa para, si pjesë e marrëveshjes për lojtarin shqiptar, i cili këtë sezon ka luajtur 25 ndeshje dhe kontribuoi me dhjetë gola dhe gjashtë asistime.

Vedat Muriqi gjithashtu ka luajtur 16 herë për Përfaqësuesen e Kosovës dhe ka shënuar katër gola, kështu që fakti se sulmuesi i suksesshëm është 24-vjeçar dhe i mirë në lojën me kokë dhe këmbë, është arsyeja se pse skuadra nga Stambolli dëshiron ta ketë në radhët e saj.

Ndryshe, ai karrierën e ka filluar te Liria gjersa ka luajtur edhe te Teuta, Besa e Kavajës, Giresunspori dhe Gençlerbirligi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...