Capello lë jashtë Ronaldon: Messi, Maradona dhe Pele janë gjenitë e vetëm të futbollit

Futboll

Capello lë jashtë Ronaldon: Messi, Maradona dhe Pele janë gjenitë e vetëm të futbollit

Më: 14 mars 2019 Në ora: 14:02
Capello lë jashtë Ronaldon: Messi, Maradona dhe Pele janë gjenitë e vetëm të futbollit

Ish-trajneri italian ka folur rreth lojtarëve më të mirë të historisë.

Cristiano Ronaldo është padyshim emri më i përmendur këto ditë në botën e futbollistike.

Portugezi arriti të realizonte tre gola në kualifikimin që Juventusi mori përballë Atletico Madridit në Itali.

Mirëpo, për Fabio Capellon, portugezi nuk është në një nivel me Lionel Messin, apo dy legjendat e tjerë, Diego Armando Maradona dhe Pele.

“Në historinë e futbollit janë vetëm tre gjeni, Pele, Maradona dhe Messi. Ky është mendimi im”, tha Capello.

“Messi jo vetëm që i mendon gjërat, por edhe i zbaton në perfeksion ato, gjatë ndeshjes. Të njëjtë ishin edhe Pele me Maradonën”.

“Ronaldo është shumë i fortë dhe të ndihmon të fitosh gjithçka, por Messi është gjeniu, që e bën të dallohet nga të tjerët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat