Dembele i pafat, lëndohet përsëri dhe do të mungojë për një muaj - Bota Sot
Dembele i pafat, lëndohet përsëri dhe do të mungojë për një muaj

Futboll

Dembele i pafat, lëndohet përsëri dhe do të mungojë për një muaj

Më: 14 mars 2019 Në ora: 14:18
Dembele

Sulmuesi i Barcelonës ka pësuar një tjetër lëndim në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Lyonit.

Barcelona triumfoi një natë më parë ndaj Lionit me shifrat 5-1, duke siguruar kalimin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Gjithsesi, fitorja duket se e ka pasur një çmim dhe ai është lëndimi i Ousmane Dembele.

Sulmuesi francez, ka pësuar një tërheqje muskulore në ato pak minuta që u aktivizua dhe do të mungojë një muaj.

Kësisoj, Dembele mund të humbasë ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve me Barcelonën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...