Ndërron jetë bashkëlojtari i Fadil Muriqit, Fadil Vokrrit, Agim Canës, Edmond Rugovës, Favzi Ramës... - Bota Sot
Ndërron jetë bashkëlojtari i Fadil Muriqit, Fadil Vokrrit, Agim Canës, Edmond Rugovës, Favzi Ramës...

Futboll

Ndërron jetë bashkëlojtari i Fadil Muriqit, Fadil Vokrrit, Agim Canës, Edmond Rugovës, Favzi Ramës...

Nga: Kemajl Goca Më: 14 mars 2019 Në ora: 16:49
Armend Dallku me Sabit Dallkun

Kosova në pikëllim. Humb një sportist të madh. Gjeneratat e vjetra e njohin mjaft mirë se vërtet kush ishte Sabit Dallku, që ndërroi jetë sot në moshën 70-vjeçare, ndryshe djemtë e tij janë Armendi, kapiten i FC Prishtina dhe i Ardinit që luan në Vorskla Poltava të Ukrainës.

Në fund të viteve të 70-ta dhe të 80-ta, Sabit Dallku sa ishte pjesë e KF Prishtinës, ka pasur bashkëlojtarë Fadil Muriqin, të ndjerin Fadil Vokrrin, të ndjerin Favzi Ramën, Edmond Rugovën, Jusuf Tortoshin, Agim Canën etj.

Sabiti ka qenë prej mbrojtësve më të mirë që ka pasur Kosova në atë periudhë dhe prej më luftarakëve në ligën e dytë federative të ish Jugosllavisë, grupi i Lindjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...