Messi apo Ronaldo – 380,000 tifozë japin verdiktin e tyre

Futboll

Messi apo Ronaldo – 380,000 tifozë japin verdiktin e tyre

Më: 14 mars 2019 Në ora: 17:45
Messi apo Ronaldo – 380,000 tifozë japin verdiktin e tyre

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo i kanë dominuar kryetitujt këtë javë, me paraqitjet fantastike në Champions League.Ronaldo vendosi standard të ri të martën, duke realizuar hat-trick kundër Atletico Madridit, derisa dërgoi Juventusin në çerek-finale në proces, transmeton Insporti. Messi pastaj u përgjigj duke shënuar dy gola në fitoren 5-1 të Barcelonës kundër Lyonit, të mërkurën, gjithashtu për t’ia siguruar çerek-finalen skuadrës së tij.Paraqitjet e Messit dhe Ronaldos në mesjavë kanë ndikuar që të rihapet çështja e “lojtarit më të mirë të të gjitha kohëve”, derisa 380,000 fansa kanë dhënë verdiktin e tyre.

Gary Lineker ka bërë një sondazh 24-orësh, duke pyetur fansat e futbollit që të votojnë për lojtarin më të mirë. Plot 380,000 persona morën pjesë.Më poshtë, rezultatet:Lionel Messi – 62%Cristiano Ronaldo – 38%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat