Mediat greke “shfryjnë” ndaj Shqipërisë: Shqiptari nuk u grumbullua për fajin e tyre - Bota Sot
Mediat greke “shfryjnë” ndaj Shqipërisë: Shqiptari nuk u grumbullua për fajin e tyre

Futboll

Mediat greke “shfryjnë” ndaj Shqipërisë: Shqiptari nuk u grumbullua për fajin e tyre

Më: 14 mars 2019 Në ora: 19:15
Mediat greke “shfryjnë” ndaj Shqipërisë: Shqiptari nuk u grumbullua për fajin e tyre

Fiorin Durmishaj nuk është grumbulluar nga trajneri grek Angelos Anastasiadis, për ndeshjet që helenët do të luajnë kundër Lihteshtajnit dhe Bosnjes.

Në Greqi e prisnin me padurim Durmishajn, pasi është një ndër sulmuesit më në formë për momentin në kampionatin grek me 11 gola të shënuar.

Siç raporton “nova-sport.fm”, shkaku për mosgrumbullimin e tij është Federata Shqiptare e Futbollit.

Në artikullin e tyre shkruhet: “Vlen të theksohet se për Durmishajn nuk është dorëzuar ende një dokument i domosdoshëm nga Federata Shqiptare e Futbollit, në mënyrë që të fitohet e drejta e grumbullimit me kombëtaren greke. Ai do të thirret për bardhekaltrit në ndeshjet e së ardhmes”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...