Capello bën diferencën mes Messit e Ronaldos - Bota Sot
Capello bën diferencën mes Messit e Ronaldos

Futboll

Capello bën diferencën mes Messit e Ronaldos

Më: 14 mars 2019 Në ora: 21:22
Ronaldo

Trajneri i njohur italian, Fabio Capello, ka dhënë disa komente rreth dy yjeve të futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Messi dhe Ronaldo regjistruan nga një paraqitje të jashtëzakonshme këtë fundjavë në kuadër të Ligës së Kampionëve, duke shkëlqyer me skuadrat e tyre.

Portugezi realizoi het trik për të kualifikuar skuadrën e tij, kurse argjentinasi shënoi dy herë dhe shtoi dy asistime për kualifikimin e Barcës.

Kështu, dyshja që konsiderohen si më të mirët në histori morën edhe njëherë vëmendjen. Por, çfarë mendon Capello për ta? Cili është më i mirë?

“Ronaldo është futbollist i jashtëzakonshëm, por Messi është gjeni” ka thënë Capello për ‘Sky Italia’.

“Ka tre gjeni në botën e futbollit: Pele, Maradona dhe Messi. Pikë. Ronaldo është shumë i fortë duke të lënë të fitosh çdo gjë, por Messi është gjeni dhe diçka tjetër” ka thënë tutje italiani.

“Ai bën gjëra që të tjerët nuk i shohin. Ronaldo është kampion, por jo gjeni” ka thënë ndër të tjerash ish trajneri i Juventus.

Ronaldo deri më tani ka shënuar 23 gola në të gjitha garat, përderisa Leo Messi ka tundur rrjetën 36 herë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...