Pas pensionimit nga Spanja, Pique rikthehet në futbollin e kombëtareve

Futboll

Pas pensionimit nga Spanja, Pique rikthehet në futbollin e kombëtareve

Më: 14 mars 2019 Në ora: 21:26
Gerard Pique

Gerard Pique duket se ka vendosur për një rikthim befasues në futbollin e kombëtareve.

Anëtari i Barcelonës kishte vendosur që të pensionohej nga kombëtarja e Spanjës, për të cilën besonte se dha gjithçka.

Ai kishte fituar trofetë më të rëndësishëm me ‘stuhinë e kuqe’ dhe vendosi të lëshoj vendin për gjeneratat e reja.

Por, ‘Marca’ shkruan se qendër mbrojtësi katalan ka vendosur që të rikthehet në futbollin e kombëtareve.

Ai do të kthehet për tu paraqitur me kombëtaren e Katalunisë, e cila akoma nuk është e pranuar nga shtëpitë më të mëdha të futbollit.

Katalunia do të përballet në një ndeshje miqësore me kombëtaren e Venezuelës, më 25 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat