Neymar apo Mbappe? Ja cilin preferon Real Madrid

Futboll

Neymar apo Mbappe? Ja cilin preferon Real Madrid

Më: 14 mars 2019 Në ora: 23:39
Neymar

Real Madrid po përgatitet që të bëjë një merkato të madhe gjatë verës.

Dy emrat kryesorë në listën e dëshirave të Real Madrid janë Kylian Mbappe dhe Neymar JR.

Që nga rikthimi i Zinedine Zidane, Eder Militao është bërë zyrtarizimi i parë i epokës Zidane 2 në Real Madrid.

Por, sigurisht se mbretërit kanë nevojë për një lojtar sulmues, i cili do të zëvendësonte sadopak Cristiano Ronaldon.

Tek Kylian Mbappe dhe Neymar JR qëndron fokusi. Por, cilin do të preferonin më shumë mbretërit?

E përditshmja spanjolle, ‘AS’ raporton se skuadra dhe trajneri janë pajtuar se Neymar nuk ia vlen të transferohet.

Pra, sipas raportimeve të ‘AS’, Kylian Mbappe do të jetë pika në të cilën Real Madrid do të ketë fokusin më të madh gjatë verës.

Francezi është shprehur i hapur për sfida të reja, dhe eliminimi i fundit i PSG nga Liga e Kampionëve mund të ketë ndikimin e vet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat