Xherdan Shaqiri me Liverpoolin me fat, Barcelona sfidohet nga Manchester Utd

Futboll

Xherdan Shaqiri me Liverpoolin me fat, Barcelona sfidohet nga Manchester Utd

Nga: Kemajl Goca Më: 15 mars 2019 Në ora: 11:16
Pamje nga shorti

(E plotësuar) - Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, me ekipin e Liverpoolit ndeshen me Porton nga Portugalia dhe pa dyshim se janë edhe si favoritë të mëdhenj në çerekfinalen e Champions League. Sfida tjetër është mes skuadrave angleze, Tottenham-Manchester City, kurse Barcelona ballafaqohet me Manchester Utd.

Kampioni i Italisë, Juventusi, në letër është favoritë karshi Ajaxit nga Amsterdami. Shaqiri është i vetmi shqiptar në Champions League dhe ka gjasa të mëdha që me Liverpoolin të shkojnë shumë lartë, por nëse kalojnë Porton atëherë i pret fituesi i sfidës Barcelona-Manchester Utd.

Ndërkaq fituesi i takimit Tottenham-Manchester City do ta presin fituesin e ballafaqimit Ajax-Juventus. Në fakt, duket se Juventus ka qenë me fat, për faktin se përballet me Ajaxin. Çerekfinalet luhen më 9 dhe 10 prill, gjysmëfinalet luhen më 30 prill dhe 1 maj, para finales të së shtunës, më 1 qershor.

Çiftet çerekfinale

Ajax-Juventusi
Liverpool-Porto
Tottenham-Manchester City
Barcelona-Manchester Utd

Në gjysmëfinale:

Tottenham/Manchester City-Ajax/Juventus
Barcelona/Manchester Utd-Liverpool-Porto

Në Nyon hidhet shorti për Champions League dhe skuadrat, Barcelona, Juventusi, Manchester Utd, Manchester City, Liverpooli, Tottenhami, Ajaxi e Porto. 

 

Janë mbyllur ndeshjet e 1/16 të finales së Europa Leagues, derisa janë mësuar skuadrat çerek-finaliste.

Chelsea, Valencia, Napoli, Arsenal, Eintracht Frankfurt, Benfica, Slavia Praga dhe Villarreali janë skuadrat e kualifikuara.

Koha kur hedhet shorti në Europa League:

Shorti hedhet të premten, më 15 mars, në Nion të Zvicrës, derisa ceremonia fillon nga ora 12:00.

Shorti do të hedhet për ndeshjet çerek-finale dhe gjysmë-finale të kompeticionit.

Ku mund ta shikoj?

Shorti do të transmetohet direkt në uebsajtin zyrtar të UEFA-s, “UEFA.com.”

Kush me kë mund të ndeshet në çerek-finale dhe gjysmë-finale të Europa Leagues?

Të gjitha tetë skuadrat mund të ndeshen me njëra-tjetrën në çerek-finale, derisa i njejti rregull vlenë edhe për ndeshjet gjysmë-finale.

Datat kur zhvillohen ndeshjet:

Ndeshjet e para çerek-finale luhen të enjten, më 11 prill, ndërsa të kthimit një javë më vonë.

Ndeshjet gjysmë-finale luhen të enjten, më 2 maj, ndërsa të kthimit një javë më vonë.

Finalja e madhe zhvillohet të mërkurën, më 20 maj, në Stadiumin Olimpik në Baku të Azerbaixhanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat