Luis Enrique nuk fton disa yje, kjo është lista e Spanjës

Futboll

Luis Enrique nuk fton disa yje, kjo është lista e Spanjës

Më: 15 mars 2019 Në ora: 13:30
Luis Enrique

Kombëtarja spanjolle do të ketë disa lojtarë të rinj për ndeshjet e marsit.

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka shpallur listën e të grumbulluarve për dy sfidat kundër Norvegjisë dhe Maltës në 23 dhe 26 mars, në kuadër të kualifikueseve të Euro 2020.

Disa ndryshime nga trajneri, ku bien në sy pesë emra të rinj duke filluar nga Fabian Ruiz, Sergio Canales, Jaime Mata, Dani Parejo dhe Iker Munian.

Gjithashtu jashtë kësaj liste ka mbetur Isco, i cili është zëvendësuar nga Dani Ceballos.

Për shkak lëndimesh nuk janë grumbulluar Dani Carvajal, Iago Aspas dhe Diego Llorente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat