Lideri në Prishtinë - Bota Sot
Lideri në Prishtinë

Futboll

Lideri në Prishtinë

Më: 15 mars 2019 Në ora: 14:23
Pamje nga një ndeshje

Gara për titull të kampionit të Kosovës në hendboll vazhdon të shtunën (nesër) kur zhvillohen ndeshjet e javës së 21-të në Superligën A për hendbollistë. Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo që luhet në kryeqytet në mes të Prishtinës dhe Kastriotit të Ferizajt. Kjo ndeshje luhet nga ora 18:00. Prishtina renditet e treta me 32 pikë, ndërsa Kastrioti është në vend të parë me 36 pikë sa i ka edhe Besa Famgas. Para një jave Kastrioti humbi derbin nga Besa, ndërsa tani e pret ndeshje tjetër me peshë ndaj Prishtinës.

Nga ora 18:00 në Pejë takohen Besa Famgas e Vushtrria, kurse prej orës 17:00 luhet takimi Drita – Vëllaznimi.

Në Superligën B është java e 20-të. Të shtunën (nesër) është takimi Trepça – Drenica (18:30), kurse të dielen nga ora 17:30 takohen Samadrexha e Zhegra.

Në Ligën e Parë (meshkujt) zhvillohet java e nëntë kampionale. KEK-u e Dukagjini takohen të shtunën (19:00), kurse të dielen nga ora 11:00 janë takimet: Lepenci – Prizreni, Deçani – Llapi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...