Turqia publikon listën kundër Shqipërisë - Bota Sot
Turqia publikon listën kundër Shqipërisë

Futboll

Turqia publikon listën kundër Shqipërisë

Më: 15 mars 2019 Në ora: 14:57

Janë 28 emrat e grumbulluar nga trajneri i Turqisë Senol Gunes për sfidat ndaj Shqipërisë dhe Moldavisë. Gunes i cili rikthehet në stolin e përfaqësueses turke pas një dekade e gjysmë në këtë grumbullim të parë, ka bërë sërish pjesë të kombëtares veteranin Emre Belezoglu i cili rikthehet te Turqia në moshën 38-vjeçare ndërkohë që nuk mungojnë as lojtarët me eksperiencë si Calhanoglu i Milanit, Burak Yilmaz i Besiktas dhe Cenk Tosun i Evertonit ndërkohë që Gunes ka përfshirë në listë edhe disa lojtarë të rinj premtues. Megjithatë Turqia do të vijë në Shkodër për sfidën ndaj kuqezinjëve me një mungesë të madhe siç është ajo e yllit të Romës Cengiz Under i cili vazhdon të jetë i dëmtuar dhe nuk ka arritur të rikuperohet në kohë për takimin me Shqipërinë dhe sfidën ndaj Moldavisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...