Isco nuk ftohet as nga Spanja!

Futboll

Isco nuk ftohet as nga Spanja!

Më: 15 mars 2019 Në ora: 16:19
Isco nuk ftohet as nga Spanja!

Krisja që përjetoi 26-vjeçari Isco me trajnerin Santiago Solari duket se është reflektuar edhe në kombëtaren spanjolle, me trajnerin Luis Enrique që e ka lënë jashtë grumbullimit për sfidën ndaj Norvegjisë në Mestalla e planifikuar për 23 mars e më pas për takimin me Maltën në 26 mars. Në të vërtetë mesfushori spanjoll ka qenë gjithnjë pjesë e listës së të grumbulluarve në kombëtare por roli i cunguar që ka patur këto kohë tek Reali mes duket ka ndikuar në vendimin e trajnerit Enrique. Lidhur me gjendjen e mesfushorit 26-vjeçar 20 dhjetorin e shkuar trajneri i kombëtares spanjolle citohet të ketë thënë se përgjatë një sezoni ka gjithnjë ulje dhe ngritje për një lojtar të caktuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat