Petkoviq fton katër shqiptarë!

Futboll

Petkoviq fton katër shqiptarë!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 mars 2019 Në ora: 17:41
Petkoviq fton katër shqiptarë!

Përzgjedhësi i kombëtares së Zvicrës, Vladimir Petkoviq, fton katër shqiptarë për dy sfidat e para kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020. Petkoviq fton Xherdan Shaqirin (Liverpool), Granit Xhakën (Arsenal), Albian Ajetin (Basel) e Admir Mehmedin (Wolfsburg). Ai ka bërë të ditur listën e Zvicrës për sfidat që i presin në javën e ardhshme, e para kundër Gjeorgjisë vendase (me 23 mars, 18.00) dhe e dyta, ndaj Danimarkës (me 26 mars në Basel, 20.45). Zvicra është në grupin D me Danimarkën, Gjeorgjinë, Irlandën dhe Gjibraltarin.  Zviceranët janë favoritë në grup. Shaqiri, Xhaka, Mehmedi e Ajeti, me padurim presim përballjet me Gjeorgjinë dhe Danimarkën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat