Revolucioni tek Bayern: Po largohen edhe Neuer e Lewa, ja cilat do të jenë transferimet e reja

Futboll

Revolucioni tek Bayern: Po largohen edhe Neuer e Lewa, ja cilat do të jenë transferimet e reja

Më: 15 mars 2019 Në ora: 17:55
Bayern Munich

Bayern Munich është eliminuar nga gara e Ligës së Kampionëve, duke u eliminuar qysh në fazën çerekfinale.

Ishte skuadra e Liverpool ajo që mposhti gjigantin bavarez 1:3, në ‘Allianz Arena’ për të ndërprerë aventurën e tyre në garat evropiane.

Pas kësaj humbjeje, duket se është vënë në pah edhe nevoja për një revolucion në skuadrën e Bayern.

Sipas ‘Goal’, ndryshime do të ketë qysh nga portieri, i cili është edhe kapiteni i skuadrës, Manuel Neuer.

Manuel Neuer dhe Jerome Boateng pritet të jenë dy largimet e para, kurse Jan Oblak dhe Timo Werner lojtarët që do të afrohen.

Gjithashtu, Mats Hummels e Rafinha pritet të largohen, për tu transferuar Pavard e Lucas Hernandez.

Kjo mund të jetë vera e fundit që flitet për një kalim të Lewandowskit tek Real Madrid. Skuadra duhet të mendojë për afrimin e Timo Werner.

Në anën tjetër, emra si Javi Martinez, Thomas Muller, Arjen Robben e Ribery janë në fundin e karrierës.

Callum Hudson Odoi, Nicolas Pepe e Kai Havertz janë emrat që duhet konsideruar nga skuadra gjermane.

Kujtojmë se Bayern Munich ka arritur marrëveshje edhe me disa lojtarë të rinj nga MLS, nga të cilët pritet shumë në të ardhmen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat