Zidane flet për situatën e Bale - Bota Sot
Zidane flet për situatën e Bale

Futboll

Zidane flet për situatën e Bale

Më: 15 mars 2019 Në ora: 18:30
Bale dhe Zidane

Rikthimi i Zinedine Zidane tek Real Madrid ishte një befasi në vete, dhe kësaj befasie disa iu gëzuan disa të tjerë jo.

Lojtarët si Isco Alarcon janë ata që presin që të rifitojnë një vend në formacionin e ‘Los Blancos’ pasi nuk gjenin hapësirat e tyre me Santiago Solarin.

Kohë të mira nuk kaluan as Marcos Asensio i cili lulëzoi me Zidanen, e as Garreth Bale.

Çështja e Bale mbetet pikëpyetja kryesore në skuadër, dhe për këtë gjë ka folur edhe trajneri francez.

“Nuk do të flas për sezonin e Bale deri në këtë pikë. Janë edhe 11 ndeshje për tu luajtur, dhe unë do të llogarisë në të” ka thënë Zidane, për ‘itv Sport’.

Zidane kaloi kohë të artë tek Real Madrid ku fitoi tri liga të kampionëve, e pjesë e së cilave ishte edhe Gareth Bale që realizonte edhe në finale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...