Zyrtare: Zaniolo dhe Kean ftohen nga Mancini

Futboll

Zyrtare: Zaniolo dhe Kean ftohen nga Mancini

Më: 15 mars 2019 Në ora: 18:39
Zaniolo dhe Kean

Roberto Mancini ka zbuluar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e marsit, që Italia i zhvillon me Finlandën dhe Lihtenshtajnin.

Sulmuesi 19-vjeçar i Juventusit, Moise Kean dhe mesfushori i talentuar i Romës, Nicolo Zaniolo – janë ftuar nga Roberto Mancini.

Kurse, jashtë ka mbetur sulmuesi, Mario Balotelli.

Italia gjendet në Grupin J, së bashku me Bosnja dhe Hercegovina, Greqinë, Armeninë dhe dy kundërshtarët e marsit ndaj të cilëve e nis aventurën në kualifikimet për “Euro 2020” – Finlandën dhe Lihtenshtajnin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat