PSG e dënon Mbappen me 180 mijë euro, Madridi po e vëzhgon situatën

Futboll

PSG e dënon Mbappen me 180 mijë euro, Madridi po e vëzhgon situatën

Më: 15 mars 2019 Në ora: 18:44
Kilyan Mbappe

Kylian Mbappe duhet të paguajë për papërgjegjësinë më 28 tetor të vitit 2018.

Sipas asaj që raporton AS, para ndeshjes PSG-Marseille, Mbappe dhe Adrien Rabiot arritën me vonesë kur trajneri, Thomas Tuchel, po diskutonte për taktikat për sfidën që kishin para.

Për këtë arsye, dy lojtarët ishin dënuar për mungesë etike me 180 mijë euro.

Mbappe nuk ka reaguar dhe ka nënshkruar menjëherë dokumentin që e pranon fajësinë.

Sipas zyrtarëve të klubit, këto para do të shkojnë për fondacionin e PSG-së.

Por, gjërat me Rabiotin nuk ishin aq të thjeshta, çka edhe shtyri drejtuesit dhe lojtarët të “ndahen” nga njëri-tjetri, pasi pavarësisht që qëndron ende në klub, ai nuk luan në asnjë ndeshje të klubit francez.

Sido që të jetë, ajo se çfarë ka ndodhur me Mbappen, sipas AS, mund të jetë një sinjal pozitiv se 20-vjeçari do ta ketë të vështirë t’i thotë jo Zinedine Zidanes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat