Juventusi fillon “intrigat” e merkatos, “Zonja e Vjetër” kërkon mbrojtësin e Interit

Futboll

Juventusi fillon “intrigat” e merkatos, “Zonja e Vjetër” kërkon mbrojtësin e Interit

Më: 15 mars 2019 Në ora: 20:00

Juventusi duket se në merkaton e verës do të tentojë të bëjë një blerje të madhe duke shfuqizuar Interin.

Reparti që kampionët e Italisë duan të fuqizohen është mbrojtja. Me Bonuçin 32 vjeç dhe Kielinin 3, “Zonja e Vjetër” do të përforcojë repartin që ka mbajtur ekipin në këmbë kaq kohë.

Sipas “Calciomercato.it”, bardhezinjtë do të tentojnë të blejnë Milan Shkrinjar këtë verë. Sllovaku është një nga mbrojtësat më të mirë në Itali dhe jo vetëm, por edhe në Europë.

Kjo media bën me dije se operacioni do të jetë shumë i vështrirë, jo vetëm për çmimin e lartë, por edhe për faktin se Interi nuk do ta shesë tek një prej rivalëve direkt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat