Man United vs Barcelona, ndryshon kalendari i Champions League

Futboll

Man United vs Barcelona, ndryshon kalendari i Champions League

Më: 15 mars 2019 Në ora: 20:16
Foto ilustrim

Ndeshja e parë mes Manchester United dhe Barcelonës, do të zhvillohet në “Old Trafford”, e jo në “Camp Nou” siç e përcaktoi shorti.

Në Nion të Zvicrës shorti i Champions League përcaktoi përballjen e dy skuadrave angleze, Tottenham-City, duke evituar përplasjen mes dy ekipeve të të njëjtit qytet, pasi Manchester United do të ketë punë me Barcelonën.

Por, ndonëse ishte përcaktuar që përballja e parë mes spanjollëve dhe anglezëve të luhej në “Camp Nou”, ajo do të zhvillohet në “Old Trafford”.

Shkaku është i thjeshtë, autoritetet lokale të Manchester, nuk mund të përballojnë dy ndeshje të këtij niveli në të njëjtën periudhë, pasi edhe Manchester City është hedhur në short që ndeshjen e dytë ta zhvillojë në shtëpi.

Një ndryshim i vogël ky në kalendarin e çerekfinaleve, që nuk ndikon edhe shumë te këto skuadra.

Pra, tani Manchester United dhe Barcelona, do ta zhvillojnë ndeshjen e parë në “Old Trafford” me 10 prill. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat