Dembele nuk ka mëshirë për gazetarin, ja çfarë i thotë

Futboll

Dembele nuk ka mëshirë për gazetarin, ja çfarë i thotë

Më: 15 mars 2019 Në ora: 20:43
Ousmane Dembele

Ousmane Dembele është treguar i pa mëshirshëm në një ‘konfrontim’ me një gazetar.

Dembeles i ishte thënë se do të humbiste dy ndeshjet e çerekfinaleve në Ligën e Kampionëve.

Gjithashtu, gazetari e akuzoi atë se ka pushuar nga puna kuzhinierin i cili i kishte dhënë atij një dietë të balancuar, dy muaj më parë.

Por, reagimi i anësorit francez ishte mjaft i ashpër dhe i pamëshirshëm.

“Ti nuk di asgjë në fund të fundit” i ka thënë Dembele gazetarit në fjalë.

Dembele ka qenë cak i shumë kritikave që nga fillimi i sezonit, kur shfaqej në stërvitje me vonesa. Ai gjithashtu kritikohej për sjelljet jo të mira jashtë fushës.

Por, francezi së fundmi ka treguar disa paraqitje shumë të mira dhe ka rifituar një vend në formacionin e katalanëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat